Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRSËRI

Kreu i FFK-së po intervistohet nga Policia!

Kreu i FFK-së po intervistohet nga Policia!


22 March, 2023 @11:27

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosoës (FFK) Agim Ademi, është në intervistë në Polici të Kosovës sot. Sipas informatave, ai është paraqitur vullnetarisht aty, ndërsa autoritetet nuk kanë treguar arsyen si dhe cilësinë e intervistimit të kreut të FFK-së.

Ademi pak ditë më parë u lirua nga akuzat e një rasti që e ndjekte qe sa vite, e nuk ka qenë i lidhur me futbollin. FFK përndryshe ende nuk është licensuar si Federatë nga Ministria e Sportit.

Në anën tjetër, Kosova pas tre ditësh luan duelin e parë kualifikues drejt EURO 2024 ndaj Izraelit në Tel Aviv. Pastaj më 28 mars pret Andorrën në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga