Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VIZITA

Kreu i FIFA-së, pas Shqipërisë vjen edhe në Kosovë

Kreu i FIFA-së, pas Shqipërisë vjen edhe në Kosovë


29 September, 2022 @15:31

Kreu i FIFAs, Gianni Infantino, i cili sot po qëndron në Shqipëri për tu takuar me krerët e futbollit dhe të shtetit atje, do të shfrytëzojë afërsinë për t’ia bërë një vizitë edhe Kosovës.

Njoftimin posa e ka zyrtarizuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ndërsa është bërë e ditur se ai pos kreut të FFK-së, Agim Ademi, do të takojë edhe krerët e shtetit të Kosovës, përfshirë Kryetaren Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti si dhe Ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku.

Gianni Infantino

Në Shqipëri ai po qëndron për nder të festimeve të 90-vjetorit të FSHF-së në FIFA si dhe për inaugurimin e Shtëpisë së Futbollit, ka bërë të ditur FSHF-ja dje.

“Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri më datë 29 shtator për t’u takuar me drejtuesit e FSHF-së dhe anëtarët e komunitetit të futbollit shqiptar. Një vizitë që përkon me festimet për 90-vjetorin e anëtarësimit të FSHF-së në FIFA, por edhe për inaugurimin e “Shtëpisë së Futbollit”, një kompleks modern i financuar pikërisht nga programi “Forëard” i FIFA-s,” ka shkruar njoftimi i FSHF-së botuar dje.

Ndërsa sot FFK njoftoi kështu:

“Për herë të parë për vizitë në Kosovë, të premten, do të qëndrojë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ai vjen në vendin tonë me ftesë të presidentit Agim Ademi, teksa krahas takimeve me drejtuesit e FFK-së dhe me komunitetin e futbollit, do të ketë takime edhe me krerët e institucioneve shtetërore. Infantino vjen në Kosovë për të parë nga afër progresin e bërë në futbollin kosovar, falë projekteve dhe programeve të përbashkëta me FIFA-n, por edhe për t’i dhënë shtysë investimeve të reja në vendin tonë, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e futbollit në të ardhmen. Numri një i futbollit botëror do të mirëpritet edhe nga presidentja e shtetit, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti, ministri i sportit, Hajrulla Çeku dhe nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama,” bëri të ditur FFK-ja.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga