Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRYETARI I KLUBIT

Kreu i Prishtinës siguron 11 mijë teste për COVID-19

Foto: prishtinafc.com

Kreu i Prishtinës siguron 11 mijë teste për COVID-19


11 May, 2020 @12:24

Kryetari i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi, ka siguruar 11 mijë teste për COVID-19, ka shkruar faqja zyrtare e Prishtinës para pak çastesh.

Ejupi, që ka qenë mysafir në emision televiz ku ka qenë prezent edhe epidemiologu Lul Raka ka thënë se 11 mijë teste janë siguruar për futbollin e Kosovës prej të cilave 1 mijë do t’i dedikohen Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, kurse me miqtë e tij afarist gjermanë do të sigurojë në fund rreth 20 mijë teste.

Sa i përket stinorit të Superligës, Ejupi ka thënë se Prishtina shpreson që sezoni të përfundojë në fushë e jo në tavolinë.

Përndryshe, Prishtina është duke ndjekur titullin kampion që po i mungon qe sa vjet. Bardhekaltërit me Armend Dallkun në krye janë këndellur dhe në pranverë morrën ish sulmuesin më të mirë të Superligës Oto John për të përmirësuar finalizimin e ekipit.

Aktualisht pas 22 xhirove, Prishtina është e katërta në renditje me 3 pikë më pak se lideri Ballkani.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga