Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA A E KOMBEVE

Kroacia dhe Holanda sigurojnë biletat për gj’finale të Ligës së Kombeve

Kroacia dhe Holanda sigurojnë biletat për gj’finale të Ligës së Kombeve


25 September, 2022 @23:20

Me fitoret e shënuara sonte, Kroacia dhe Holanda, kanë siguruar biletat për gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve që zhvillohen në qershor të vitit të ardhshëm.

Kroacia ka dalë fituese e Grupit 1 të Ligës A të Kombeve duke e mposhtur Austrinë sonte, 1-3 [Baumgartner 9 - Modric 6, Livaja 69, Lovren 72], ndërsa këta të fundit kanë rënë nga Liga A e Kombeve, me një pikë më pak se Franca që përfundoi e treta. Të dytit në këtë grup dolën danezët që sonte mposhtën Francën 2-0 [Dolberg 33, Skov Olsen 39]. Për Kroacinë, kjo është hera e parë që arrin në finalet e Ligës së Kombeve.

TABELAT, REZULTATET dhe NDESHJET E MBETURA

Holanda në anën tjetër mposhti fqinjtë belg me rezultat minimal 1-0 [Van Dijk 73] për të fituar Grupin 4 të Ligës A të Kombeve duke zënë një vend në TOP 4 të garës, që siguron luftën për trofe të Ligës së Kombeve. Holanda njëherë ka arritur në finale të garës (2019).

Dy skuadrat tjera që pritet të arrijnë në TOP 4 të Ligës së Kombeve për të luftuar për trofe janë Portugalia nga Grupi 2 i Ligës A të Kombeve dhe Hungaria nga Grupi 3 i Ligës së Kombeve. Por, të dyja janë të rrezikuara nga kundërshtarët direkt të tyre në ndeshjet e fundit të grupit. Portugalia luan ndaj Spanjës, ndërsa Hungaria ndaj Italisë - dhe të dyja pritet të jenë ndeshje tepër interesante, pasi që fituesi siguron TOP 4-shen.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve