REAL MADRID

Kroos rezulton pozitiv me COVID-19
17 May, 2021 @18:51
Real Madrid para pak çastesh ka dalur me një njoftim zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të mesfushorit gjerman, Toni Kroos. Borozani.com
Në njoftim thuhet se Kroos ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pas testit që iu nënshtrua sot.
Gjermani ishte në vetizolim nga data14 maj, pasi ishte kuptuar që kishte pasur kontakt direkt me persona të tjerë të infektuar nga ky virus.