Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMENTET ÇOJNË NË DISIPLINORE KRYETARIN DHE TRAJNERIN E EKIPIT

Kryetari dhe trajneri i Lirisë në disiplinore

Foto: FCLiria/fb

Kryetari dhe trajneri i Lirisë në disiplinore


11 May, 2023 @1:10

Kryetari i klubit të Lirisë, Qemal Krasniqi dhe trajneri i skuadrës Xhengis Rexhepi janë futur në procedurë disiplinore nga KD i FFK-së pas ndeshjes së fundit, të cilën skuadra prizrenase e fitoi ndaj Rahovecit në Jahja Danuza 0-2!

Mëposhtë, po i sjellim pa ndërhyrje atë që u shkrua në hapje të procedurës për anëtarët e Lirisë së Prizrenit, që garon në Ligë të Parë Grupi A dhe po mëton të sigurojë Superligën këtë stinor direkt nga aty.

“Kryetari i FC ” Liria” , Qemal Krasniqi. Ofendon KF”Rahoveci” dhe qytetin me fjalor ofendues duke i quajtur ”Bugar”. Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari FC “ Liria” . Qemal Krasniqi . Afati datë: 16.05.2023 ora 13:00.” — është shkruar në faqen zyrtare të FFK-së për kryetarin e klubit bardhezi nga Prizreni.

Ndërsa për trajnerin tetovar të klubit është shkruar:

“Kryetrajneri i FC ”Liria”, Xhengiz Rexhepi. Motivi: Në rrjetin social të tij akuzon klubet se po motivohen për fitore të domosdoshme kundër FC ”Liria”, duke u arsyetuar se nuk kanë ble asnjë ndeshje (që lë të nënkuptojë se të tjerët i kanë ble), por me pengesa të brendshme dhe të jashtme fituam 50 pikë të pastërta si loti, për çka shkel rëndë etikën sportive. Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kreytrajneri i FC “Liria” . Xhengiz Rexhepi si dhe të deponojë fakte për të cilat pretendon në Komisionin Disiplinor – shkalla e parë. Afati datë : 16.05.2023 ora 13:00.”

Liria është duke shpresuar që të përfundojë në vend të parë stinorin në Ligën e Parë Grupi A, ku aktualisht gjendet Feronikeli’74 me tri pikë më shumë. Vendi i parë, siguron Superligën direkt. Deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe dy xhiro. Nëse prizrenasit përfundojnë stinorin aty ku janë, në vend të dytë, atëherë do të duhet të luajnë dy ndeshje barazhi për të arritur në Superligë, natyrisht duke i fituar të dyja.

Në stinorin e kaluar Liria nuk kishte arritur të kalojë duelin e parë të barazhit ndaj Vushtrrisë, duke u eliminuar pas penalltive. Më pas, as Vushtrria s’kishte arritur Superligën, pasi që u mposht në duelin e dytë të barazhit nga Malisheva.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë