DISIPLINORJA
Kryetari, drejtori dhe përfaqësuesi i sigurisë i KF Liria në disiplinore
27 April, 2021 @23:34
“Kërcënojnë me jetë gjyqtarët e ndeshjes,” është thënë ndër të tjera në njoftimin e Komisionit Disiplinor të FFK-së pas hapjes së procedurës disiplinore ndaj KF Liria dhe tre zyrtarëve të klubit, prej të cilëve dy të lartë.
Klubit i është hapur procedura për shkak të lëshimit në organizim, ndërsa përfaqëuesit për siguri, drejtorit sportiv dhe kryetarit të klubit si në vijim, nga përshkrimi i Komisionit.
“Hapje e procedurës disiplinore:
-ndaj KF Liria; Lëshim në organizimin e ndeshjes, pas akordimit të penalltisë në minutën e 65-të, persona të paautorizuar hyjnë në fushën e lojës dhe kërcënojnë me jetë gjyqtarët e ndeshjes, si rrjedhojë ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri i KF ”Liria”, deri më datë 29.04.2021 ora 13:00.
-ndaj përfaqësuesit për siguri i KF Liria, Fatmir Gërmizaj. Pas akordimit të penalltisë në minutën e 65-të, hynë në fushën e lojës pa lejen e gjyqtarit. Po ashtu edhe pas përfundimit të ndeshjes fyen dhe kërcënon gjyqtarët e ndeshjes si dhe organet e FFK-së. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga zyrtari për siguri i KF ”Liria”, deri më datë 29.04.2021 ora 13:00.
-ndaj drejtorit sportiv të KF-Liria, Durak Thaqi, ID.nr.000177M61; motivi: Pas akordimit të penalltisë në minutën e 65-të, hyn në fushën e lojës dhe kërcënon me jetë gjyqtarët e ndeshjes, si rrjedhojë ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta. Po ashtu edhe pas përfundimit të ndeshjes ofendon të njëjtit. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga personi i lartpërmendur deri më datë 29.04.2021 ora 13:00.
-ndaj kryetarit të KF Liria, Qemajl Krasniqi; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore, ofendon dhe kërcënon treshen e gjyqtarëve. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga i lartpërmenduri deri më datë 29.04.2021 ora 13:00.”