PADERBORN
Kthehet Alban Meha
27 September, 2014 @17:30
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Alban Meha, është kthyer. Ai ka bërë sot debutimin e tij në Bundesligë, prej se u lëndua në fillim të verës.
Meha, që ka qenë njëri ndër futbollistët kryesorë të ekipit të tij në Bundesliga 2, ku me golat e tij solli ekipin e tij në elitë të Gjermanisë, sot ka fituar rastin nga trajneri, Andre Breitenreiter, ku u paraqit për 12 minuta në fushë, derisa Paderborn, u mposht nga ekipi i Borussia Monchengladbachut 1-2 si vendas.
Për mysafirët, 90 minuta në fushë ka qenë prezent edhe Granit Xhaka, që është dalluar me lojën e tij.
Kthimi i Alban Mehës në ekip, nuk është lajm i mirë vetëm për Paderbornin, por edhe për kombëtaren shqiptare, që tani më mund të llogarisë te snajperi Meha për ndeshjet e radhës ndaj Danimarkës dhe Serbisë.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS