FERKI ALIU - VUSHTRRI
Derbi, pa gola
27 September, 2014 @17:14
Derbi i xhiros së shtatë të Superligës, ndërmjet kampionit aktual, Llamkos Kosova dhe Trepçës’89, nuk dha fitues.
Kampionët kishin raste të mira që të arrinin këtë, por shkëlqimi i mesfushorit, Milot Rashica, mbeti vetëm për të komentuar, pasi që nuk regjistroi asgjë që do të mund të ndërronte rezultatin e fillimit të ndeshjes.
Trepça’89, nisi ndeshjen e parë të stinorit nën drejtimine Veton Çitakut, pasi që Rafet Prekazi kishte dhënë dorëheqje mbrëmë.
Mitrovicasit në pjesën më të madhe të takimit pritën kundërshtarin, që posedonte më shumë topin, derisa tentimet e tyre gjithashtu mbetën pa konkretizim për përfundimtaren, 0-0.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS