STADE LOUIS II
Nice, fiton derbin
27 September, 2014 @16:02
Goli i parë i tij në Ligue 1, do të mbahet mend gjatë. Carlos Eduardo, futbollisti që erdhi nga Porto te Nice këtë stinor, ka arritur që të shënojë golin përcaktues të derbit të Cote D’Azur në Francë, për të mposhtur nënkampionin aktual, Monaco.
E vendasit, nuk kanë arritur në asnjë mënyrë të kthehen në lojë përkundër intervenimeve të trajnerit Leonardo Jardim.
Monaco kështu regjistroi humbjen e parë pas tre fitoreve në të gjitha garat, derisa Nice regjistroi fitoren e dytë me radhë për të bërë një kërcim të mirë në tabelë të klasifikimit.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS