FRANCA 2016
Danimarka, me mungesa ndaj Shqipërisë
26 September, 2014 @15:29
Trajneri danez, Morten Olsen, nuk do të mund të llogarisë në yllin e Ajaxit para ndeshjes me Shqipërinë. Strategu danez që morri tre pikë nga ndeshja e parë si vendas ndaj Armenisë, pritet që të mos i ketë shërbimet e njërit ndër mefsushorët më të dalluar të ekipit ndaj Shqipëisë.
Ylli i Ajaxit, pritet të mungojë
Njëri ndër mesfushorët më me përvojë, Lasse Schone, i cili është yll i Ajaxit, është aktualisht i lënduar, ka tepër pak gjasa të luaj ndaj kuqezinjëve, për të mos thënë fare, shkruajnë mediat daneze.
Ndërsa tre lojtarët tjerë të përfaqësues së Danimarkës nuk ftohen shpesh por ka edhe prej tyre që ngrohin bankën rezervë.
Treshja tjetër, s’çon peshë
Kështu, treshja tjetër që nuk pritet të jetë në listë të Olsenit është: Kasper Kusk, Jakob Ahlman dhe Morten Rasmussen.
Sidoqoftë këto mungesa nuk pritet të ndikojnë shumë te loja daneze që bazohet te mesfushori i shquar i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, derisa në mbrojtje kanë shtyllë Simon Kjaerin. Në sulmin danez pritet të luajnë dyshja Niklas Bendtner dhe Michael Krohn-Dehli.
11 tetori, takimi i liderëve
Shqipëria pret Danimarkën në ndeshjen e dytë të Grupit I, në Elbasan Arena, më 11 tetor. Të dyja skuadrat kanë fituar ndeshjet e para dhe kanë nga tre pikë në klasifikim të grupit.
LASSE SCHONE:
Mesfushori danez i Ajaxit, Lasse Schone, ka shënuar gol ndaj Paris St Germainit në Ligë të Kampionëve, duke ia siguruar një pikë Ajaxit. |