OLIMPICO
Lazio pëson përsëri
25 September, 2014 @23:01
Lazioja e dy lojtarëve të kuqezinjëve, Etrit Berisha dhe Lorik Cana, nuk ka arritur të këndellet nga humbjet.
Ata kanë pësuar sonte nga Udinese në Olimpico 0-1, ku pësuan nga një gol i shënuar nga Cyril Thereau, i ekipit të udhëhequr nga Andrea Stramaccioni.
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka qenë i plotë në ndeshjen e fundit të xhiros së katërt të Serie A, derisa Etrit Berisha për herë të parë është ulur në bankë nga trajneri Silvio Pioli.
Mirëpo, Lazion nga humbja e tretë e stinorit nuk arriti ta shpëtojë as Federico Marchetti.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS