LAKURIQËT
Mustafi debuton, Valencia lidere
26 September, 2014 @0:02
Lakuriqët e Valencias kanë arritur që të mposhtin lehtë Cordoban dhe të arrijnë për herë të parë këtë stinor të dalin në vend të parë të La Ligas.
Ekipi i udhëhequr nga Nuno Espirito Santo, që prej barazimit të xhiros së parë ndaj Sevillas ka radhitur fitoret, sikurse sonte dhe me anë të golaverazhit impresiv ka kaluar Barcelonën në krye të tabelës duke u bërë lidere.
Për më tepër, sonte për herë të parë në La Liga ka luajtur edhe kampioni botëror, Shkodran Mustafi, i cili deri në këtë xhiro nxeu bankën e Lakuriqëve.
Serinë e golave për ekipin nga Mestalla e renovuar ia nisi Paco Alcacer, derisa golat vazhduan nga Jose Gaya dhe Sophiane Feghouli për fitoren e katërt me radhë të bardhezinjëve.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS
FAKT:
Sulmuesi i Valencias, Paco Alcacer, pas barazimit ndaj (Xhiro I) Sevillas , çdo xhiro ka shënuar nga një gol për Valencian. Sonte ai ka regjistruar golin e katërt të tij në La Liga. |