SHQIPËRI
Kukësi, kampion vjeshtor
21 December, 2014 @21:31
Kukësi ka përfunduar si kampion vjeshtor i Kategorisë Superiore në Shqipëri, duke e mposhtur Flamurtarin në Vlorë me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm dhe të fitores e ka shënuar kroati Pero Pejic, që i dha titullin vjeshtor ekipit të udhëhequr nga trajneri Artim Shaqiri.
Kampioni aktual i Shqipërisë, Skënderbeu, ka arritur të përfundojë menjëherë pas Kukësit sonte, duke shënuar fitore në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Vllaznisë në Shkodër.
Kapiteni i ekipit korçar, Bledi Shkëmbi, ka shënuar nga penalltia në fund, për të përfunduar vjeshtën me dy pikë më pak se lideri Kukësi (38).
Dy ekipet e Tiranës, Partizani dhe Tirana, janë renditur në pozitat tre dhe katër, me 36 dhe 35 pikë, që duket se kompletojnë katërshen që do të luftojë në stinorin pranveror për titullin kampion të Shqipërisë.