ANFIELD ROAD
Skrtel shpëton Liverpoolin
21 December, 2014 @19:10
Qendërmbrojtësi Martin Skrtel me golin e shënuar në sekondat e fundit të minutave shtesë i ka siguruar ekipit të tij barazimin ndaj Arsenalit sot, në ndeshjen derbi të xhiros në Premier League.
Ndeshja, që u cilësua si më e mira e Liverpoolit këtë stinor në Anfield Road, ishte gati të përfundojë me humbje.
Derisa Philippe Coutinho i kishte dhënë epërsinë e shumëkërkuar të kuqve, Mathieu Debuchy me golin e parë të tij për Arsenalin, ua dhuroi një dush të ftohtë, menjëherë.
E në pjesën e dytë, edhe pse Liverpool kërkonte më shumë, Arsenal ishte më i saktë. Françezi Olivier Giroud shënoi nga afërsia për t’ia dhënë epërsinë ekipit të tij, që dështoi të shënojë fitore të madhe krejt në fund të takimit.
Derisa Liverpool qe tre ndeshje nuk ka shijuar fitoren në Premier League, për Arsenalin ky ka qenë barazimi i parë në 5 ndeshjet e fundit ku shënuan 3 fitore dhe një disfatë.