ROMA - MILAN
Derbi pa gola
20 December, 2014 @22:40
Ndeshja kryesore e javës së 16 në Serie A ndërmjet Romës dhe Milanit përfundoi pa festë goli.
Rossonerët që nga minuta e 70’ luajtën me një lojtar më pak, pasi mesfushori kolumbian Pablo Armero u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, e më pas edhe me të kuqin.
As ky fakt nuk ndikoi në ndryshim të rezultatin deri në përfundim të ndeshjes, duke bërë që skuadrat të ndahen nga fusha me nga një pikë.
Pas këtij barazimi Roma mbetet në pozitën e dytë por tani me tre pikë më pak se lideri Juventus, derisa Milani renditet e shtata me 25 pikë të tubuara.
Rezultatet dhe tabela aktuale.