Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DORTMUND

Dortmund drejtë fundosjes

Dortmund drejtë fundosjes


20 December, 2014 @17:19

​Skuadra e cila e nisi stinorin me ambicie për titull, Borussia Dortmund, pas 17 javëve të para në Bundesligë, e ka gjetur veten në fund të tabelës.

Milionerët kanë pësuar edhe fitoren e dhjetë në kampionat duke u mposhtur nga Werder Bremeni, i cili deri para kësaj ndeshjeje gjendej në pozitën e fundit në tabelë.

Bremeni e filloi ndeshjen shpejtë dhe në mënyrë efikase me golin e Davie Selke në minutën e tretë, që ishte edhe goli i vetëm në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë vendasit e dyfishuan epërsinë në minutën 62’ me anë të Fin Bartels, derisa shtatë minutave më vonë qendërmbrojtësi i Dortmundit, Mats Hummels e ngushtoi disavantazhin e skuadrës së tij, mirëpo jo edhe për ta shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga