MAN CITY
City vazhdon me fitore
20 December, 2014 @16:15
Kampioni i fundit në Premier League, Manchester City, po vazhdon me formën perfekte të cilën e tregoi në pesë ndeshjet e fundit.
Skuadra e Manuell Pellegrinit e shënoi edhe fitoren e gjashtë me radhë duke e mposhtur kësaj radhe skuadën Crystal Palace, me rezultat 3-0.
Mungesa e sulmuesve si Sergio Aguero, Edin Dzeko dhe Stefan Jovetic, të cilët nuk luajtën në këtë ndeshje për shkak të lëndimeve, nuk i mengoi të kaltërit nga Manchesteri në aspektin e shënimit të golave.
Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes, ndërsa mesfushori ofansiv i Cityt, David Silva, shkëlqeu me dy gola të shënuara. Goli tjetër u shënua nga Yaya Toure në minutën 81’, që ishte edhe goli përcaktues i rezultatit përfundimtar.
City me këtë fitore tani ka 39 pikë, aq sa ka edhe lideri Chelsea që këtë javë do të jetë mysafir i Stoke Cityt.
Rezultatet dhe tabela aktuale.