TË LËNDUARIT E BAYERNIT
Një skuadër e fortë me të lënduarit e Bayernit!
19 December, 2014 @16:21
Po të ishte mundësia të krijohej një skuadër vetëm me futbollistët e lënduar të Bayern Munchenit, do të bëhej një prej skuadrave më të forta në Europë.
Listës së lojtarëve të lënduar te Bayern Muncheni së fundi iu shtuan edhe tre futbollistë, Robert Lewandowski, Mehdi Benatia dhe Xabi Alonso, që të tre të lënduar në ndeshjen e kësaj mesjave kundër Freiburgut.
Treshja e lartpërmendur iu bashkua futbollistëve si Philip Lahm, David Alaba, Holger Badstuber, Javi Martinez, Thiago Alcantara e të tjerë, të cilët po ashtu po vuajnë me lëndime.
Sajti i njohur sportiv, Bleacher Report, ka krijuar një formacion me të gjithë lojtarët e lënduar të Bayernit, i cili pa dyshim se do të ishte një prej skuadrave më të forta në Europë.
Megjithatë, pavarësisht mungesave të shumëta në skuadër, bavarezët për momentin kanë hyrë në seri prej pesë fitoreve rresht, përfshirë ndeshjet nga Bundesliga dhe Liga e Kampionëve.