Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN

Robben shpëton Bayernin

Robben shpëton Bayernin


19 December, 2014 @22:29

Lideri i Bundesligës, Bayern Munchen, për pak sa nuk u befasua në udhëtim kundër skuadrës nga mesi i tabelës, Mainz.

Bavarezët të hendikepuar me mungesa të shumta, megjithatë arritën të kthehen me pikë të plota në shtëpi, falë golit të Arjen Robben në minutën 90’.

Më parë vendasit ishin ata të cilët kaluan në epërsi me golin e mesfushorit kolumbian, Elkin Soto, në minutën 21’, derisa vetëm tre minuta më vonë rezultati u barazua me anë të Bastian Schweinsteigerit.

Me këtë fitore Bayerni tani arrin në 45 pikë, duke e përmbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e parë, me dallim prej më shumë se 10 pikëve ndaj përcjellësve më të afërt.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga