JOE HART
Hart vazhdon me Cityn
19 December, 2014 @21:27
Joe Hart do të jetë gardiani i portës së Manchester Cityt së paku deri në përfundim të stinorit 2018/19. Ai këtë e siguruar duke nënshkruar sot kontratën e re me skuadrën e kaltër nga Manchesteri.
Kështu, Hart u bë futbollisti i gjashtë te Manchester City që ka rinovuar kontratë gjatë vitit 2014, pas Sergio Agueros, Edin Dzekos, Aleksandar Kolarovit, Samir Nasrit dhe David Silvas.
“Jam shumë i lumtur. Unë jamë këtu një kohë të gjatë dhe dua që ta mbajë këtë vazhdimësi. Kontrata e re do të thotë që do të mbetem këtu më gjatë. Klubi është duke bërë gjëra të mrekullueshme për momentin. Ne kemi shkruar historinë dhe duam që të vazhdojmë me këtë ritëm,” tha Hart me rastin e nënshkrimit të kontratës së re.
Hart ishte transferuar në City në vitin 2006 nga skuadra Shrewsbury Town, ndërsa deri në vitin 2010 ka luajtur në skuadra të ndryshme si futbollist i huazuar.