YLLI SALLAHI
Sallahi në Karlsruher
20 December, 2014 @11:27
Futbollisti 20 vjeçar i skuadës së dytë të Bayern Munchenit, Ylli Sallahi, karrierën e tij do ta vazhdojë në Bundesliga 2 te skuadra Karlsruher.
Mbrojtësi i krahut të majtë ka nënshkruar kontratë 2.5 vjeçare me skuadrën e tij të re, që do të thotë se do të jetë pjesë e Karlsruherit deri në qershor të vitit 2018.
Për futbollistin të lindur në Skenderaj Karlsruher ka paguar dëmshpërblim prej 200 mijë eurove.
Ylli ka nënshtetësi austriake dhe ka dy paraqitje me përfaqësuesen U21 të këtij shteti.