Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARÇA

Barcelona shkatërron Cordoban

Barcelona shkatërron Cordoban


20 December, 2014 @17:33

Skuadra e Barcelonës u tregua e pamëshirshme sonte në ndeshjen kundër skuadrës së Cordobas, e cila vetëm dy javë më parë e kishte shijuar fitoren e parë në La Liga.

Se kjo do të jetë një fitore e lehtë për Barcelonën u vërtetua që në minutat e para, pasi Pedro Rodriguez e kaloi skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Në minutën 53’ Luis Suarez shënoi për 2-0, duke e realizuar kështu golin e tij të parë në kampionatin spanjoll.​

Epërsia u thellua edhe më shumë pas golave të shënuar nga Gerard Pique dhe Lionel Messi, të cilët shënuan vetëm brenda dy minutave (80’ dhe 82’), derisa rezultatin final u vendos në minutat e fundit të takimit me golin e dytë të Messit në këtë ndeshje.

Rezultatet dhe tabela aktuale.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga