LIDERËT E RI
Kukësi shfrytëzon rastin, merr kreun
6 November, 2016 @20:47
Skuadra e Kukësit ka shfrytëzuar në mënyrë më të mirë humbjen e djeshme të Skënderbeut dhe me fitoren e sotme ndaj Vllaznisë së Shkodrës, ka marrë kreun e Kategorisë Superiore.
Kroati Pero Pejic ka shënuar dy, ndërsa kur Ndriçim Shtubina uli epërsinë e kukësianëve, ka qenë Sindri Guri që i ka siguruar fitoren ekipit verior të Shqipërisë, që për herë të parë këtë stinor del në krye të klasifikimit.
Përndryshe, Pejic përkundër moshës (33 vjeç) përsëri është lider i golashënuesve në Kategorinë Superiore, duke shënuar 8 gola në 10 xhirot e para.