Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILAN 3-3 ROMA

Kumbulla prishi serinë e fitoreve të Milanit

Kumbulla prishi serinë e fitoreve të Milanit


26 October, 2020 @23:24

Liderit të Serie A-së, Milan, i është prishur seria e fitoreve të njëpasnjëshme sonte dhe shkaktar për këtë ka qenë qendërmbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.

Kumbulla ka shënuar gol për të barazuar rezultatin 3-3, që preu serinë e katër fitoreve radhazi të rossonerëve.

Momenti kritik i ndeshjes ishte pranë rezulatit 2-1 për Milanin. Ismael Bennacer dhe Pedro Rodriguez pas mbrojtjes së Ciprian Tatarusanut (që u transferua muajin e kaluar te Milan dhe sot luajti në 11-she vetëm pasi që Gigi Donnarumma doli pozitiv në COVID-19) vrapojnë për top dhe ndeshen - referi jep penallti.

Më pas, edhe një moment kontravers në ndeshje. Mancinit këmba dukej se po i shkonte në ajër, ndërsa Çalhanoglu u rrëzua dhe Ibra i dha epërsinë rossonerëve 3-2 nga penalltia tjetër kontraverse.

TABELA AKTUALE

E drama përfundoi me Kumbullën. Tentimi i Ibrës për të larguar kornerin e Romës u bë asist për Kumbullën që shënoi për përfundimtaren 3-3 [Ibrahimovic 2, 79p, Saelemaekers 47 - Dzeko 14, Veretout 71p, Kumbulla 84].

Edhe dy raste tjera deri në fund nuk sollën gol dhe kështu, përballja përfundoi me barazim 3-3!

Milan mbetet i pari në tabelë me 13 pikë nga 5 ndeshje. Ndërsa Roma është e nënta, me 8 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A