Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS LEAGUE

Kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në Ligën e Kampionëve

Kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në Ligën e Kampionëve


21 May, 2022 @23:06

Kampioni i Superligës së Kosovës për stinorin 2021/22 është shpallur Ballkani.

Ky ishte titulli i parë i skuadrës suharekase në historinë e saj, derisa gjithashtu për herë të parë do të luajnë në një garë evropiane të UEFA-së në histori.

Me të përfunduar shumica e ligave, edhe kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit dalëngadale po caktohen.

Ballkani do të garon në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe do të jetë te grupi i jobartësve, kurse kundërshtarët e skuadrës suharekase do të jenë nga grupi i bartësve.

Djelmoshat e trajnerit Ilir Daja, nuk do ta kenë punën e lehtë ngase kundërshtarët do të jenë me përvojë.

Kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit janë: Qarabag FK (Azerbajxhani), Malmo FF (Suedia), Ludogorets Razgrad (Bullgaria), Sheriff Tiraspol (Moldavia), CFR Cluj (Rumania), Bodo / Glimt (Norvegjia), Ferencvaros (Hungaria), Slovan Bratislava (Sllovakia), HJK Helsinki (Finlanda), The New Saints (Uellsi), Zalgiris Vilnius (Lituania), Lincoln Red Imps (Gjibraltari), Shamrock Rovers (Irlanda) dhe kampioni në ligën e Luksemburgut.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga