Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË SHTËPI, PËRSËRI FITORE

Kundërsulmi i shpejt momental, sjell fitoren e Lirisë

Kundërsulmi i shpejt momental, sjell fitoren e Lirisë


17 March, 2023 @15:18

Një reagim i shpejt me kundërsulm, pas golit të mysafirëve të anuluar për pozitë jashtë loje, ka bërë Liria të shënojë fitore ndaj Trepçës në një ndeshje ku prizrenasit dominuan me posedim, ndërsa vështirë gjenin rastet për gol.

Ka qenë namibiani Prins Tijueza që i solli fitoren Lirisë, ndërsa ekipi kishte marrë topin derisa Trepça ankohej për ofsajdin, derisa bardhezinjtë rimorrën avantazhin dhe fituan ndeshjen, Liria 2-1 Trepça [Liridon Fetahaj 52, Prins Tijueza 73 - Ardian Neziri 68].

Pjesa e parë kaloi qetë dhe pa gola, ndërsa në të dytën një predhë e Liridon Fetahajt i dha epërsinë Lirisë. Fetahaj, që s’po ndalet së shënuari gola të bukur, sot edhe njëherë e bëri të njëjtën.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, Trepça që dukej e qetë dhe pa brenga mbijetese e Superlige, në një aksion jo fort premtues gjeti golin, kur nga e djathta erdhi krosimi ndërsa zëvendësuesi Ardian Neziri u gjend më së miri në zonë për të barazuar rezultatin.

Shpejt, Trepça gjeti edhe golin e dytë me Moustapha Ba-në, por goli i tij u anulua nga referi i ndeshjes. E derisa mitrovicasit ankoheshin te referi, Liria e nisi shpejt topin dhe zuri mbrojtjen e paorganizuar të mysafirëve për të shënuar përmes Tjiuzës dhe për të fituar ndeshjen.

Me fitore, Liria sot kalon në vend të dytë pasi nga 19 ndeshje të luajtura ka 34 pikë, 3 më pak se lideri Feronikeli’74. Trepça në anën tjetër, e teta nga 19 ndeshje ka 20 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë