Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THE FA CUP

Kupa e 12-të, rekord nga Arsenali

Kupa e 12-të, rekord nga Arsenali


30 May, 2015 @20:23

Arsenal ka shënuar fitore të lehtë dhe të thellë në finale të FA Cup sonte, duke e mposhtur Aston Villën, 4-0. 

Arsenal në fakt, ka mbrojtur titullin e fituar stinorin e kaluar kur kishin bërë rikthimin e madh në finale për të mposhtur Hull Cityn 3-2. 

Me trofeun e këtij stinori, Arsenal është bërë ekipi me më së shumti Kupa të fituara në Angli, duke e ngritur numrin e këtyre kupave në 12. 

Serinë e golave për Arsenalin e hapi Theo Walcott, pak para fundit të pjesës së parë, ndërsa kur në pjesën e dytë Aston Villa tentoi të bëj diçka më shumë, ra totalisht, duke pësuar edhe tre herë deri në fund të ndeshjes. 

Alexis Sanchez, Per Mertesacker dhe Olivier Giroud shënuan golat në pjesë të dytë për Topçinjtë e Arsene Wengerit. 

Arsenal vs Aston Villa 4-0 All Goals… by gentaa


 
Të gjitha lajmet nga