FUNDOSJA
Ulpiana e Lepenci, bien nga Liga e Parë
30 May, 2015 @19:22
Ulpiana nga Lipjani dhe Lepenci i Kaçanikut, tashmë janë skuadrat që kanë rënë nga Liga e Parë e Kosovës.
Ulpiana është mposhtur sot nga 2 Korriku në Prishtinë, 3-0, ndërsa Lepenci përkundër se mposhti KEK-un, nuk ka arritur të paktën të dalë në pozitën që mundëson Play-Outin, pasi që Deçani me fitore ndaj Ballkanit, iku nga rrezikshmëria e rënies direkte.
Sa i përket ekipeve tjera që do të luftojnë për mbijetesë në Ligë të Parë, Deçani, Kosova e Prishtinës dhe Ballkani janë në luftë për një vend të lirë për të dalë nga zona e Play-Outit, derisa gjithçka pritet të vendoset në xhiron e fundit të Ligës së Parë.
Kosova e Prishtinës luan ndaj Fushë Kosovës në xhiron e fundit, ndërsa Ballkani pret Llapin e Deçani i shkon Flamurtarit në Prishtinë - për të vendosur përfundimisht skuadrat që do të luajnë Play-Out me dy skuadrat e Ligës së Dytë, për të kërkuar mbijetesën në Ligë të Parë.
REZULTATET E SOTME DHE TABELA AKTUALE