PARA NDESHJES
Kuqezinjtë zbarkojnë në Islandë
6 June, 2019 @20:50
Shqipëria ka mbërritur sot në drekë në Rejkjavik, ku do të zhvillojë dy seanca stërvitore në prag të ndeshjes së 8 Qershorit ndaj Islandës, që do të zhvillohet në orën 15:00 me orën shqiptare.
Sipas programit të paracaktuar, skuadra pas mbërritjes në Islandë, ka drekuar, dhe pas një pushimi të shkurtër i është drejtuar fushës për të kryer stërvitjen. Për mbi 90 minuta, Edi Reja dhe stafi i tij kanë aplikuar variante taktike, kanë zhvilluar lojë në grup dhe disa ushtrime rikuperuese në aspektin fizik.
ORARI dhe TABELA DREJT EURO 2020
Ditën e nesërme, në orën 14:30 trajneri Reja dhe kapiteni Hysaj do të dalin në konferencë për shtyp dhe në orën 15:00 do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja.