FOLEJA E RE
Kur do të fillojnë punimet për stadiumin e ri në Tiranë?
15 April, 2016 @19:51
Gjatë këtij muaji, pritet të fillojnë punimet për stadiumin e ri në Tiranë, i cili do të jetë foleja e re e kombëtares shqiptare.
Së fundi këtë e ka konfirmuar vetë kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili tha se pas datës 21 prill, kur pritet të bëhet prezantimi i projektit, menjëherë edhe do të fillojnë punimet.
“Me datën 21, në ora 10:00, në hotel “Sheraton”, do të bëjmë prezantimin e projektit të ri. Për derisa do ta firmosim kontratën me datën 21, do të thotë që një ose dy ditë më vonë do të fillojë puna,” tha Duka.
Kombëtarja e Shqipërisë aktualisht i zhvillon ndeshjet si vendas në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan, derisa në fazën përfundimtare të punimeve gjendet edhe stadiumi i renovuar në Shkodër, i cili do të jetë një alternativë shtesë për kuqezinjtë.