TREPÇA'89
Kurtishaj për fitore
8 October, 2014 @18:14
Golashënuesi më i mirë i Superligës në stinorin e kaluar, Blerand Kurtishaj, është në super formë në javët e fundit.
Pas dygolëshit të shënuar në derbi ndaj Hajvalisë xhiron që shkoi, ai ka zgjidhur çështjen e një derbi tjetër sot.
Kurtishaj, pas një asistimi nga Egzon Feka, ka shënuar golin e radhës në Superligë - sot i vlefshëm për tre pikë të reja - që solli fitoren e madhe të Trepçës’89 në Gjakovë ndaj Vëllaznimit.
Me këtë fitore mitrovicasit ngriten në pozitë të dytë të tabelës dhe i afrohen në vetëm tre pikë Hajvalisë lidere.
Vëllaznimi në anën tjetër, ka përjetuar humbjen e tretë të stinorit dhe të dytën në shtëpi, pas asaj ndaj Hajvalisë.
Ekipi gjakovar tashmë katër xhiro nuk ka shijuar fitoren, derisa pas dy barazimeve ka radhitur dy disfata që e zbresin aktualisht deri në pozitën e nëntë të tabelës.
REZULTATET, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS