FFK
Lushtaku në procedurë disciplinore
7 October, 2014 @20:06
Largimi nga bankina e trajnerit të Drenicës, Tahir Lushtaku, pas sjelljeve jo sportive ndaj referit të ndeshjes Besa - Drenica, që u zhvillua në kuadër të xhiros së tetë të Superligës, ka detyruar komisarin e garave të hap procedurë disciplinore ndaj tij.
Procedurës nuk ka mundur t’i ikë as mjeku i skuadrës së Drenicës, A. Hajrizi, i cili gjithashtu ishte larguar nga fusha për reagim dhe sjellje jo sportive, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndër tjerash, Komisari i Garave i Ligës së Parë, në bazë të materialit të prezantuar nga zyrtarët e ndeshjes së pazhvilluar Ulpiana - Kosova (P), ka vendosur që ta regjistrojë me rezultat zyrtar 3-0 në të mirë të Kosovës (P).