TEKNIKU ITALIAN
Ish trajneri i Chelseat, merr Schalken
7 October, 2014 @9:12
Italiani 44 vjeçar, Roberto Di Matteo, është trajner i ri i Schalke 04 - ka bërë të ditur Sky News pak më parë.
Di Matteo ka qenë i papunë që nga koha kur u largua nga Chelsea, nëntor 2012. Ai me të kaltërit e Londrës kishte fituar Ligën e Kampionëve (historike) dhe FA Cup.
Jens Keller, trajner i derisotëm i Schalkes u shkarkua nga Bordi i klubit gjerman për shkak të serisë negative të rezultateve, 2 fitore në 10 ndeshje, në të gjitha garat.