TRAJNERI I ROMËS
Gjobitet Garcia
6 October, 2014 @23:15
Trajneri françez i Romës, Rudi Garcia, është gjobitur me 5 mijë euro dhe i është shqiptuar vërejtja për shkak të sjelljeve të tij në ndeshjen e djeshme ndaj Juventusit.
Garcia pati një reagim të ashpër ndaj referit të ndeshjes Gianluca Rocchi, kur ky i fundit akordoi penallti për Juventusin (të parën).
Për më tepër, Komisioni Disciplinor i Federatës italiane ka suspenduar lojtarin e Romës, Kostas Manolas me dy ndeshje moslojë për shkak të përjashtimit me karton të kuq pas një zënke me Alvaro Moratën e Juventusit, e ky i fundit me vetëm një ndeshje suspendim.
Juventusi është gjobitur si klub me 30 mijë euro për shkak se një tifoz i tyre u përlesh me një anëtar zyrtar të stafit të Romës në bankën rezervë, derisa Roma duhet të paguajë në arkën e Federatës 20 mijë euro për hudhje të shisheve plastike në fushë nga ana e tifozëve të saj.