STADIUMI I PËRKOHSHËM
Hajvalia në Obiliq
6 October, 2014 @13:08
Liderja e Superligës, Hajvalia, do të zhvendoset përkohësisht në Obiliq.
Prej ditës që stadiumi i tyre u pezullua nga Federata e Futbollit të Kosovës për shkak të mungesës së kushteve infrastrukturore, ekipi i udhëhequr nga Sunaj Keçi ka mbetur pa stadium.
Mirëpo, mediat e shkruara vendore sot bëjnë të ditur se liderja ka gjetur stadiumin e përkohshëm për ndeshjet që do të duhet t’i zhvillojë si vendas.
Stadiumi Agron Rama në Obiliq është parë të jetë më i përshtatshëm për këtë gjë dhe drejtuesit e ekipit kanë vendosur që derisa të përmirësohen kushtet në stadiumin e Hajvalisë, ndeshjet si vendas ti luajnë në Obiliq.
Hajvalia në ndeshjen e radhës luan ndaj Istogut dhe do të luaj pikërisht në Obiliq, derisa kanë regjistruar humbjen e parë në xhiron që shkoi nga Trepça’89.
STADIUM I PËRFAQËSUESES:
Stadiumi Agron Rama në Obiliq, bashkë me ndihmëset e saj, është përdorë disa herë nga përfaqësuesja e Kosovës si stadium për stërvitje para ndeshjeve miqësore. |