KAPITENI LEGJENDAR
Shpërthen Totti
6 October, 2014 @13:43
Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, beson se tashmë u bë boll me taktikat e ndryshme të Juventusit për të fituar ndeshje!
”Është marri të shohësh një gjë të tillë pas një performace superiore në takim. Ne erdhëm në Torino për të zhvilluar ndeshjen tonë, por pastaj e pamë të gjithë se çka po ndodh në ndeshje - që afektoi lojën,” ka thënë Totti për Sky Italia, pas ndeshjes derbi ndaj Juventusit.
“Për vite me radhë incidentet vazhdojnë të ndodhin. Nuk e di nëse jemi mposhtur nga referët, por sigurisht nuk u mposhtëm nga Juventusi sonte. Po, jemi nervozuar, por gjithashtu si ekip i madh që jemi do të ngrisim kokën lartë dhe do të luftojmë deri në fund,” ka shtuar i frustruar Totti, që pa Juventusin të shënojë nga penalltia dyshimtë e akorduar.
“Kjo ishte ndeshje me rëndësi për ne, por Juventus ndoshta duhet të ketë ligën e vetë, pasi që me kurdisje apo vjedhje, ata gjithmonë fitojnë. A jemi në dyshim? Nuk jam unë i vetmi që e them këtë, këtë tërë Italia po e diskuton. Me Juventusin nuk ka dyshim, gjithmonë është penallti. Tashmë do të ndalë bisedën pasi që do të më suspendojnë,” ka përfunduar duke qeshur dhe ironizuar me Bianconerët dhjetëshja romake.
Juventus ka mposhtur Romën në derbin e xhiros së Serie A-së 3-2. Penalltia e dytë e akorduar për Juventusin në fund të pjesës së parë, kur Roma kishte epërsi 1-2, ngjalli diskutime të nxehta në Itali e më gjërë lidhur me ekipin Bianconer.
Juventus ia shkaktoi humbjen e parë Romës dje dhe ka mbetur ekipi i vetëm në Itali me të gjitha fitore të renditura.