Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Arsyetimi i Wengerit dhe fitorja e Mourinhos

Arsyetimi i Wengerit dhe fitorja e Mourinhos


7 October, 2014 @8:20

Incidenti ndodhi pasi që Alexis Sanchez u faulua nga Gary Cahill i Chelsea, në ndeshjen që Chelsea e fitoi 2-0. 

“Për çka duhet të më vjen keq? Desha që të shkojë nga A-ja te B-ja dhe dikush më pengoi pa më dhënë shenja mirëseardhjeje,” ka thënë trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, transmeton BBC Sport

“B-ja ishte që të shoh Sanchezi mos është i lënduar. A e shtyva? Pak. Do të shihni nëse ndonjëherë e shtyej dikë me të vërtetë.” 

Referi i katërt i ndeshjes, Jon Moss, hyri në mes të dyshes temperamente të momentit në Stamford Bridge, derisa Federata Angleze rastin e ka quajtur si të brendshëm të klubeve përkatëse dhe nuk do të mirret me të. 

“Bëhet nxehtë ngase ndeshja është e madhe, ekipet e mëdha, rivaliteti i madh dhe ndeshje me rëndësi për të dyja ekipet. Këto kushte e bëjnë ndeshjen shumë emocionale,” ka thënë fillimisht Mourinho. 

“Bëj gabime shumëherë në futboll. Por jo kësaj radhe, sepse unë isha në zonën time teknike dhe nuk ishte problemi im çka po ndodhte. Ndeshja përfundoi. Tregimi u mbyll.”

Marrëdhënia ndërmjet dy trajnerëve të famshëm të ditës, u flakërua në fillim të këtij viti, kur Mourinho e quajti Wengerin si “specialist të dështimeve”. 

Për më tepër Mourinho ka shtuar se ai asnjëherë nuk ndërhyn në vendimet e mjekëve të klubit në ndeshje. Nëse mjeku thotë që lojtari nuk mund të luaj - unë e zëvendësoj, kaq. “Përgjegjësia është e tyre,” ka përfunduar Mou. 


Video

Momenti i incidentit në komente të ndryshme



 
Të gjitha lajmet nga Premier League