OBILIQ
Shkëlqen Milicaj, mposhtet Hajvalia
7 October, 2014 @19:43
Skuadra lidere e Superligës në futboll, Hajvalia, ka pësuar humbjen e dytë rresht.
Në ndeshjen e parë të luajtur si vendas në stadiumin e Obiliqit, pasi ai në Kishnicë u suspendua nga FFK-ja, ekipi i Hajvalisë u befasua nga njëra prej skuadrave më në formë në javët e fundit, Istogu, duke pësuar humbje me rezultat 2-3.
Të tre golat për Istogun i shënoi sulmuesi Mark Milicaj, i cili shkëlqeu në këtë ndeshje, derisa për Hajvalinë realizatorë ishin Genc Hamiti dhe Fillim Guraziu.
Kjo ishte ndeshja hapëse e xhiros së nëntë dhe e vetmja për sot, kurse nesër do të zhvillohen përballjet Drita - Besa, Vëllaznimi - Trepçza ‘89, Drenica - Prishtina dhe Ferizaj - Ferronikeli. Ndeshja e fundit e kësaj jave, Trepça - Llamkos Kosova, do të zhvillohet të enjtën.
Rezultatet dhe tabela aktuale.