Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - PRISHTINA

Kushtrim Shabani në frymën e fundit, Llapi mposhtë Prishtinën

Kushtrim Shabani në frymën e fundit, Llapi mposhtë Prishtinën


11 December, 2021 @15:03

Në “Sami Kelmendi” të Lipjanit, sot Llapi arriti që në fund ta mposhtë skuadrën e Prishtinës. Fitorja erdhi në frymën e fundit, kur Kushtrim Shabani realizoi për 3-2 (Benet Ismaili (AG) 24’, Francisco Rivera, Kushtrim Shabani 90+6’ / Arlind Shabani 43’, Sabien Lilaj (P) 61’).

Një pjesë e parë mjaft atraktive u zhvillua mes skuadrave në fjalë.

Seria e golave u hap në minutën e 24’, kur Llapi kaloi në epërsi falë autogolit të Benet Ismailit të Prishtinës. Tre minuta më vonë, Francisco Rivera i Llapit shënoi për 2-0, gol që erdhi pas një pune mjaft të mirë dhe asistimit nga Kastriot Selmani prej krahut të djathtë.

Pak më vonë, në minutën e 39’, Llapi e gjeti edhe golin e tretë përmes Kushtrim Shabanit, por për fatin e mirë të Prishtinës, ky gol u anulua me ndihmën e sistemit VAR. Prishtinasit përveç që e evituan pranimin e golit të tretë, arritën të shënonin përmes Arlind Shabanit në minutën e 43’, për të shkuar kështu në pushim me disavantazh 2-1. Asistues te ky gol i Prishtinës ishte Leotrim Kryeziu.

TABELA AKTUALE

VAR-i i doli “në ndihmë” Prishtinës edhe në pjesën e dytë, pasi që me ndihmën e sistemit në fjalë, Prishtinës iu referua një penallti në minutën e 61’ të ndeshjes, nga e cila i saktë u tregua Sabien Lilaj. Kështu, rezultati u barazua në 2-2.

Vazhdimi i ndeshjes dhuroi plot raste për shënim, e kur u mendua se ndeshja do të mbyllet me barazim, në skenë doli Kushtrim Shabani i Llapit, i cili realizoi për 3-2 në minutën e 90+6’. Falë këtij goli Llapi arriti t’i gëzohet fitores në fund.

Kështu, këto dy skuadra do të dimërojnë duke qenë pranë njëra-tjetrës në renditje. Llapi e mbyllë vjeshtën me 29 pikë të mbledhura, ndonëse e filloi sezonin shumë keq, e Prishtina shkon në pushim me gjithsej 24 pikë të tubuara.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga