VLLAZNIA - FUSHË KOSOVA

Foto: KF Fushë Kosova
Kutllovci e Statovci për triumfin e Fushë Kosovës ndaj Vllaznisë
27 November, 2021 @16:04
Me fitore e ka mbyllur vjeshtën skuadra e Fushë Kosovës.
Falë golave të shënuar nga Valmir Kutllovci e Urim Statovci, Fushë Kosova sot e mposhti 0-2 Vllazninë nga Pozherani.
Kutllovci shënoi në pjesën e parë, e më pas Statovci shënoi në pjesën e dytë dhe kështu Fushë Kosova arriti ta mbyllte takimin me tri pikë të arritura.
Rrjedhimisht, Fushë Kosova do të dimërojë në vendin e gjashtë të Grupit B të Ligës së Parë, kurse Vllaznia momentalisht renditet tri pozita më poshtë.