Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WORLD CUP

Ky vend synon organizimin e Botërorit 2030

Ky vend synon organizimin e Botërorit 2030


2 March, 2021 @17:52

Aplikimet për organizimin e Kampionatit Botëror 2030 do të shqyrtohen vitin e ardhshëm. Por, megjithëse ka ende kohë, për organizimin e kësaj ngjarjeje gjigante të futbollit, interesim për të tashmë ka shprehur Mbretëria e Bashkuar.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, në një fjalim të tij tha se do të synojnë të jenë nikoqirë të ngjarjes më të madhe në nivel shtetesh në futboll.

“Duam që futbollin ta kthejmë në shtëpinë e tij më 2030. Anglia është shtëpia e futbollit dhe viti 2030 është koha e duhur për këtë. Do të ishte gjë e shkëlqyer për vendin tonë,” tha kryeministri Johnson.

Lidhur me këtë, është lëshuar edhe një njoftim i përbashkët mes federatave të Mbretërisë së Bashkuar që përfshinë Anglinë, Skocinë, Uellsin, Irlandën Veriore dhe Republikën e Irlandës.

Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar për herë të fundit kishte synuar organizimin e Botërorit të vitit 2018, por garën për ta organizuar këtë ngjarje e kishte fituar Rusia.

Tashmë është definuar se Botërori i vitit 2022 do të mbahet në Katar, ndërsa ai i vitit 2026 do të jetë në bashkorganizim mes ShBA-së, Kanadasë dhe Meksikës.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori