Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HERTHA BERLIN 4-0 UNION BERLIN

Labadia këndell Herthën pas rifillimit të Bundesligës

Foto: bundesliga/tw

Labadia këndell Herthën pas rifillimit të Bundesligës


22 May, 2020 @22:19

Start perfekt i Hertha Berlinit pas rifillimit të stinorit. Fitore bindëse në xhiron e XXVI dhe fitore bindëse edhe sonte në duelin e parë të xhiros XXVII.

Pas Hoffenheimit jashtë 0-3, Hertha sonte me një ndezje motorësh në pjesë të dytë fitoi derbin lokal të Berlinit duke e mposhtur Unionin thellë 4-0 [Ibisevic 51, Lukebakio 52, Cunha 61, Boyata 77]. 

TABELA AKTUALE

Serinë e golave për Herthën e hapi sulmuesi me përvojë i Bundesligës, Vedad Ibisevic, ndërsa golat tjerë pasuan shpejtë për fitoren e radhës të ekipit që po drejtohet nga Bruno Labadia, trajneri që u emërua në mes të pandemisë për të marrë timonin e ekipit të kryeqytetit gjerman.

Me fitore Hertha ngritet edhe më lartë në tabelë, ndërsa krejt e kundërta në rifillim për Unionin, që pësoi dy humbje radhazi.

 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga