Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LARNE - BALLKANI

Lajm i mirë për Ballkanin, Larne largon një prej lojtarëve kryesor

Foto: FC Larne / FB

Lajm i mirë për Ballkanin, Larne largon një prej lojtarëve kryesor


14 August, 2024 @9:39

Tri ditë para ndeshjes kthyese me Ballkanin në Conference League, skuadra Larne nga Irlanda Veriore ka larguar një prej lojtarëve kryesorë.

Lee Bonis, sulmuesi që ishte prej më të dalluarve ndaj Ballkanit në ndeshjen e parë në Prishtinë, dje është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës holandeze ADO Den Haag. Në vlerësimet nga Transfermarkt, Bonis llogaritet të ketë vlerë 300 mijë euro, që e bën atë një prej 3 lojtarëve më të vlefshëm të skuadrës së Larnes.

Transferi në fjalë është kompletuar për një shumë të papublikuar.

Ky është lajm mjaft pozitiv për skuadrën suharekase, që drejt Irlandës Veriore niset me qëllim përmbysjen e rezultatit, pas humbjes 0-1 në Prishtinë.

Ndeshja në fjalë luhet nesër (15 gusht) me fillim nga ora 21:00.


 
Të gjitha lajmet nga