Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Lajm i mirë për Liverpoolin, Van Dijk pranë rikthimit

Lajm i mirë për Liverpoolin, Van Dijk pranë rikthimit


26 July, 2021 @14:39

Lajm shumë i mirë për skuadrën e Liverpoolit kur jemi rreth 3 javë para fillimit të sezonit të ri të Premier Leagues.

Qendërmbrojtësi holandez, Virgil van Dijk, duket se e ka lënë pas vetes lëndimin e rëndë që e pati dhe mund të jetë i gatshëm për përzgjedhje në ndeshjen miqësore që Liverpooli e zhvillon të enjten ndaj Herthës së Berlinit.

Van Dijk u lëndua në tetor të vitit 2020 në ndeshjen që Liverpooli e luajti ndaj Evertonit, e që nga ajo ndeshje ai nuk ka luajtur as edhe për një minutë. E të enjten, ai mund të bëjë paraqitjen e tij të parë pas rikthimit nga lëndimi, qoftë edhe për pak minuta, që të rikthehet pastaj dalëngadalë në formacionin startues gjatë sezonit të ri të Premier Leagues.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League