Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DO TË DËGJOHEN

LaLiga do të mundësojë që gjatë ndeshjeve të dëgjohen tifozët

LaLiga do të mundësojë që gjatë ndeshjeve të dëgjohen tifozët


22 April, 2020 @22:04

Një ide interesante po qarkullon në LaLiga. Derisa rifillimi i stinorit po planifikohet të bëhet kah fundi i muajit maj, tashmë është hedhur në plan edhe mundësia që të dëgjohen tifozët edhe pse ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Sipas Onda Ceros, pritet që çdo stadium të lëshojë në zërim të stadiumit atmosferën e krijuar nga tifozët nga kohërat e mira, kurse një numër i tifozëve do të kyqet online ashtu që futbollistët e ekipit vendas të prëjetojnë përkrahjen ndaj tyre, përkundër se tribunat janë të zbrazëta.

Në Spanjë ku coronavirus ka marrë shumë jetëra njerëzish dhe ka shumë të infektuar, është gjendje emergjente dhe kjo do të zgjas deri në mes të muajit maj. Data e rifillimit të LaLigas nuk dihet, por plani primar është fundi i muajit maj.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga