Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLANI SPANJOLL

LaLiga me plan të rikthimit të shpejtë

LaLiga me plan të rikthimit të shpejtë


30 April, 2020 @0:58

Pas sinjaleve të marra nga qeveria, LaLiga po planifikon rikthimin e shpejtë të garave nga aty ku kanë mbetur ato.

Futbolli në Spanjë u pezullua në mars për shkak të pandemisë coronavirus.

Elita e futbollit ka krijuar planin e detajuar për rikthim së pari në stërvitje e pastaj edhe në ndeshje. Ndërsa qëllimi është që në qershor të nisin ndeshjet e mbetura të stinorit, bën të ditur BBC Sport sot.

Deri në fund të stinorit në LaLiga kanë mbetur edhe 11 xhiro me Barcelonën lidere, me 2 pikë më shumë sesa Real Madridi.

Lojtarët, trajnerët dhe stafi do të testohen para stërvitjeve individuale dhe do të kenë testime ditore.

Në anën tjetër, UEFA ka kërkuar nga të gjitha ligat që deri më 25 maj përfundimisht të tregojnë se si do të përfundojnë stinorin aktual nëse e vazhdojnë, ose të ndërprerjnë duke i dhënë fund asaj në marrëveshje me të gjitha klubet që i kanë nën ombrellë.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga