Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FJALA E KRYEMINISTRIT

LaLiga mund të vazhdojë në qershor

Foto: MultimediaCentre

LaLiga mund të vazhdojë në qershor


24 May, 2020 @7:48

Vjen edhe fjala e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, i cili ka bërë të ditur dje edhe zyrtarisht që LaLiga mund të vazhdojë me dyer të mbyllura prej 8 qershorit.

LaLiga ende nuk ka konfirmuar datën e saktë për rifillimin e saj, por pritet që kjo të ndodh pas javës së parë të muajit të gjashtë të vitit.

“Spanja ka bërë çka duhet bërë dhe tashmë horizonte të reja po hapen për çdokë. Nga 8 qershori LaLiga do të kthehet. Futbolli spanjoll ka përcjellje të madhe në botë dhe nuk do të jetë aktiviteti i vetëm rekreativ që do të rikthehet,” ka thënë Sanchez.

Futbolli spanjoll u pezullua më 12 mars për shkak të pandemisë coronavirus.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga