Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA LIGA

Presion për Laportan, kërkohet kontrata e Messit

Foto: FC Barcelona Official.

Presion për Laportan, kërkohet kontrata e Messit


20 June, 2021 @12:00

Presidenti i skuadrës së Barcelonës, Joan Laporta, këto ditë është paraqitur shpeshherë nëpër media.

Barcelona është skuadra që ka bërë zyrtarizim me disa lojtarë, gjatë verës, duke filluar nga Aguero dhe Eric Garcia te nënshkrimi i Emerson Royal dhe zyrtarizimi i djeshëm i Depay.

Por, ky nuk është një fund për këtë vit siç ka paralajmëruar edhe Laporta. Drejtimi i dytë i Laporta fillon me shumë blerje të transferimit falas, të cilat shërbejnë gjithashtu për të forcuar ekipin pa prekur shumë arkën e klubit.

Klubi është më i keq nga sa mendoja. Problemi serioz është disa kontrata që konsiderohen shumë të shtrenjta. Ka kontrata të ekzagjeruara dhe ne do të duhet të bëjmë ulje të pagave. Midis pagave dhe amortizimit ne duhet të paguajmë rreth 650 milion, që është më shumë se hyrjet e klubit, ka kosto të ekzagjeruara” përfundoi presidenti Laporta në një intervistë me “La Vanguardita”, këto fjalë e të cilit në Spanjë po shihen pikërisht si paralajmërime apo kërcënime për të nënshkruar edhe Leo Messi me një pagë jo të ‘ekzagjeruar’”.



 
Të gjitha lajmet nga La Liga