GIUSEPPE MEAZZA
Larg nga Liga e Kampionëve
3 April, 2016 @23:41
Torino ka shokuar Interin sonte në Meazza. Mysafirët kanë përmbysur epërsinë e neroazzurrëve të krijuar në pjesë të parë përmes Mauro Icardit, me golat e Cristian Molinaros dhe Andrea Belottit në pjesë të dytë.
Torinos ujë në mulli i çuan Joao Miranda (min. 57) dhe Yuto Nagatomo (min. 72) që me kartonat e kuq të tyre lanë ekipin me 9 veta në fushë.
Neroazzurrët e Roberto Mancinit tash janë 8 pikë larg Romës që zë vendin e tretë, vend ky që siguron biletë për Ligë të Kampionëve.
Edhe pse teorikisht gjasat ekzistojnë, mundësitë tani janë vështirësuar për neroazzurrët.
Torino me këtë fitore ka shënuar fitoren e dytë me radhë në Meazza, pasi që edhe stinorin e kaluar kishin fituar me golin e Emiliano Morettit.